Mick Hucknall: Seks me tre gra në ditë

09/12/2010 09:45

Ndjesë e pazakontë për një yll pop-i. “Në vitet 1985 dhe 1987 kam shkuar në shtrat me rreth tre gra në ditë, çdo ditë. Nuk thosha kurrë jo. Ishte kështu që realizoja ëndrrën time si një popstar i madh dhe tani më vjen keq që kam lënduar ndjenjat e shumë vajzave. Mund të kërkoj falje publikisht?”.

Kështu është shprehur Mick Hucknall, lideri i “Simply Red”, në një intervistë për të përditshmen britanike “Guardian”.

Pohimi i Hucknall nuk vjen i papritur. Për të gjitha vitet 80 dhe një pjesë të atyre 90, Hucknall ka pasur famën e një don Zhuani të vërtetë.

Të shumta kanë qenë edhe marrëdhëniet me gratë e famshme, si modelja Elena Christensen dhe ajo me aktoren Catherine Zeta-Jones.

Top Channel