“Projekti Liria”/ Trump i hap rrugë operacionit të ri në Hormuz, mundëson kalim të sigurt për anijet e vogla që nuk janë të përfshira në konflikt
Studentët janë përleshur me policinë në Westminister të Londrës, gjatë protestave kundër planit të deputetëve për të rritur taksat në arsim deri në 9 mijë paund në vit.
Protestuesit kanë marshuar drejt Sheshit të Parlamentit dhe kanë tentuar të përcajnë kordonet policore.
Agjentët e policisë, të veshur me të zeza, janë rreshtuar prapa barrierave metalike që rrethojnë Dhomat e Parlamentit.
Disa protestues, të cilët kanë hedhur fishekzjarre ndaj forcave të rendit, janë zmbrapsur nga agjentët e pajisur me kuaj.
Mediat britanike raportojnë se një oficer policie është zbritur me dhunë nga kali dhe se ka mbetur i plagosur.
Studentët janë mbledhur në Londër nga gjithë Mbretëria e Bashkuar për të protestuar kundër propozimit. Policia pret që ata të shkojnë deri në 20 mijë.
Top Channel