Francë, mijëra të bllokuar në dëborë

09/12/2010 10:10

Ministri i Brendshëm francez, Hortefeux, u ka kërkuar këtë mëngjes banorëve të Ile-de-France, rajoni i Parisit, që të heqin dorë nga marrja e automobilëve.

Në rrugë, mijëra persona kanë mbetur të bllokuar gjatë gjithë natës pas dëborës së fortë që ka rënë dje.

Vështrirësi të shumta sërish në aeroporte ku situata është e vështirë edhe sot. Në mëngjes kamionët e ndaluar përreth Parisit ishin 2500, ndërkohë që janë shënuar qindra aksidente.

Janë anuluar ose ndërruar drejtim për qindra trena.

Top Channel