Del Bosque, Topi i Artë për trajnerë

09/12/2010 15:10

Trajneri i Spanjës, Vicente del Bosque, do të fitojë çmimin e Trajnerit të Vitit që FIFA do të akordojë për herë të parë këtë vit, sipas gazetës italiane ‘La Gazzetta dello Sport’.

Tekniku i kampionëve të botës ka marrë më shumë vota nga trajnerët dhe kapitenët e kombëtareve.

I dyti është renditur Jose Mourinho, i cili fitoi tre trofe sezonin e kaluar me Inter: Ligën e Kampioneve, kampionatin e Serisë A dhe Kupën e Italisë.

Në vend të tretë, trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA