Bieber: Fanset janë të çmendura

09/12/2010 15:50

Idhulli i adoleshentëve, Justin Bieber, shprehet se ka vajza të cilat do të bënin gjithçka vetëm për t’iu afruar.

Bieber thekson se një fanse madje është fshehur në kazanin e plehrave vetëm për ta takuar.

“Ka pasur disa koncerte në të cilat gjërat kanë shkuar jo dhe aq mirë, ka pasur incidente. Unë nuk dua që fansat e mi të vuajnë, por ka shumë që janë të çmendur”, shtoi Bieber.

Top Channel