Alves: Nuk do luaja kurrë për Real Madrid

09/12/2010 17:20

Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, thekson se nuk do të luante kurrë për Real Madrid.

“Nuk do luaja kurrë për Real Madrid. Nëse do largohem një ditë nga Barcelona nuk do shkoja në Madrid”, u shpreh Alves në një intervistë televizive për ‘Cuatro’.

Në lidhje me trajnerin e rivalëve historikë të Barcelonës, Jose Mourinho, Alves theksoi: “Do më pëlqentë të punoja me Mourinho dhe kam pasur mundësinë ta bëja këtë gjë nëse do të shkoja tek Chelsea.”

“Por, mendoj se flitet shumë për të.  Mourinho nuk ka shpikur futbollin. Duket sikur ai i fiton ndeshjet nga pankina dhe kjo është e pamundur”, shtoi Alves mbi trajnerin portugez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA