Tyson e Stallone në Hall of Fame

08/12/2010 15:30

Myke Tyson dhe Rocky, personazhi i Sylvester Stallone, do të hyjnë së bashku në Hall of Fame të boksit, më 12 qershor të 2011.

Një ish-kampion i vërtetë dhe një prej kinemaje, për një nga mirënjohjet më prestigjioze të sportit amerikan.

Me Tyson e Stallone në Pantheon do të futet edhe meksikani Julio Cesar Chavez.

Vendimi është bërë publik sot në Canastota, në SHBA.

Top Channel