Tenis, vidhen trofetë e Sampras

08/12/2010 15:55

Surprizë e keqe për ish numrin 1 të tenisit botëror, Pete Sampras. Në shtëpinë e tij në Los Angeles i janë vjedhur shumë nga 64 trofetë e fituara në karrierën e tij.

Hajdutët kanë marrë dy kupat Davis, një unazë olimpike dhe gjashtë trofe të lidhura me renditjen botërore.

“Është sikur më kanë marrë historinë time të tenisit. Më vjen shumë keq se doja t’ia tregoja ato çmime fëmijëve të mi”, është shprehur Sampras.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA