E ka startuar me fitore botërorin për klube që po zhvillohet në Abu Dhabi skuadra arabe Al Uahda.
Kampionët e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë mundur në ndeshjen e parë 3-0 Hekari Junajtid skuadrën nga Guinea e Re.
Në minutën e 44 vendasit kanë arritur të zhbllokojnë rezultatin me sulmuesin Fernando Bajano. Me rifillimin e lojës, skuadra arabe ka dyfishuar rezultat me Hugo, ndërsa në minutën e 66 Abdulrahim, ka vulosur fitoren e tyre.
Më 11 dhjetor arabët e Al Uahdado të ndeshen me ekipin korean Seongnam, ndërkohë që fituesja e këtij çifti do të luajë në gjysëmfinale me Kampionët e Europës, Interin.
Skuadra italiane është në një moment jo shumë të mirë për nga rezultatet, pasi ka humbur shumë terren në kampionatin italian, ndërkohë që u mund në Ligën e Kampioneve nga Verder Bremen.
Top Channel