Snypes: Shpresoj të shmang burgun

08/12/2010 10:20

Aktori Wesley Snipes ka shprehur shqetësimin se mund të përfundojë në burg, por ka ende shpresë se mund të evitojë dënimin në lidhje me akuzat për evazion fiskal.

Aktori u shpreh në programin “Larry King Live” se procesi ndaj tij ka parregullsi.

“Sipas avokatit tim procesi ndaj meje është i mbushur me parregullsi dhe do të apelojmë në Gjykatën e Lartë”, u shpreh Snipes.

Top Channel