SHBA, ndërron jetë Elizabeth Edwards

08/12/2010 21:10

Elizabeth Edwards, bashkëshortja e ish-kandidatit në zgjedhjet presidenciale John Edwards, ka vdekur pas një beteje të gjatë me kancerin e krahërorit.

Mjekët e zonjës Edwards njoftuan të hënën se vazhdimi i mëtejshëm i mjekimit do të ishte joproduktiv dhe se asaj mund t’i kishte mbetur edhe një muaj jetë.

Zoti Edwards dhe bashkëshortja e tij u divorcuan në janar pas zbulimeve se ai ishte babai i një djali tjetër. Ai garoi si kandidat i demokratëve në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008.

Elizabeth, 61 vjec, u diagnostikua me kancer në vitin 2004. Atëherë sëmundja e saj u mbajt sekret deri në fushatën elektorale të 2008-ës.

Top Channel