SHBA, nën akuzë sulmuesi i bazës ushtarake

08/12/2010 21:50

Një person është akuzuar për tentative vrasjeje përmes përdorimit të një arme të shkatërrimit në masë, për të hedhur në erë një bazë ushtarake në Baltimore të Shteteve të Bashkuara.

Sipas dokumentave të publikuara në gjykatë, Antonio Martinez, nga shteti i Merilendit, i tha FBI-së në tetor se po përpiqej të vriste personelin e një baze ushtarake.

Autoritetet thanë se bomba e përdorur në këtë komplot ishte një mjet i rremë i përdorur si karem nga agjentët qeveritarë.

21-vjecari Martinez, i njohur ndryshe si Muhammad Hussain, u arrestua në Baltimore.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Drejtësisë, Dean Boyd tha se i dyshuari ka qenë për disa muaj nën vëzhgimin e oficerëve të policisë, si pjesë e një operacioni “karemi”.

Top Channel