Ronaldo, baba për herë të katërt

08/12/2010 10:45

Iu desh plot një vit që Michele Umezu të bindte futbollistin brazilian Ronaldo për të bërë testin e AND-së dhe më në fund ia doli mbanë.

“Fenomeni” brazilian zbuloi dje se rezultatet e testit tregonin se Alexandre Umezu, 5 vjeç, është djali i tij.

“Alex është djali im, vëlla i tre fëmijëve të tjerë të bukur po aq sa ai”, ka shkruar Ronaldo në Twitter.

Ronaldo e ka njohur Michele, brazilianen me origjinë japoneze, në turin aziatik të Real Madrid në vitin 2004. Marrëdhënie e tyre zgjati vetëm pak muaj, por pasi lindi Alex gruaja e gjeti sërish sulmuesin dhe i kërkoi me ngulm të bënte testin e ADN-së për të verifikuar atësinë.

Ronaldo pranoi të bënte testin menjëherë pasi njohu fëmijën.

“Rezultatet e testit konfirmuan përshtypjen që pata që në momentin e parë që pashë Alex dhe ndjesinë që ndjeva. Alex do më ketë gjithmonë pranë”, tha Ronaldo.

Top Channel