Interi turpërohet në Gjermani

08/12/2010 01:20

Interi, kampioni i Europës në fuqi e ka mbyllur në vendin e dytë fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve.

Në ndeshjen e fundit, italianët e Benitez kanë marrë një mësim të mirë futbolli nga Verder Bremen duke u mundur nga këta të fundit më rezultatin 3-0.

Golat e Prodl, Arnautovic dhe Pizarros kanë konfirmuar formën jo shumë të mirë që po kalon klubi i Moratit, 1 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje në 5 ndeshjet e fundit në kampionat dhe dy humbje në 3 ndeshjet e fundit në Champions.

Ndërkohë edhe pse kanë fituar në Gjermani, Verderi i ka dhënë fund aventurës europiane, pasi u rendit në vendin e fundit në grup.

Duelin e golave në ndeshjen Tuente-Tottenham nuk e ka fituar asnjëra nga këto dy skuadrat pasi rezultati përfundimtar ishte 3-3.

Kështu anglezët e Tottenhem kualifikohen për në raundin tjetër si të parët e grupit A, ndërsa Tuente kalon në Euro League.

Shalke ka fituar 2-1 në Portugali me Benfikën, duke forcuar pozitat në vendin e parë në grupin B. Falë barazimit 2-2 në Francë me Lionit dhe Hapol Tel Aviv, skuadra portugeze e Benfikës ka siguruar vendin e tretë në grup dhe biletën për në Europa League.

Kualifikimet e siguruara 2 javë më parë i ka bërë të pavlefshme ndeshjet e fundit në grupin C. Manchester United ka barazuar 1-1 me Valencian, dhe po me këtë rezultat ka barazuar edhe Bursaspor me Rangers, pika e parë kjo për kampionët turq në këtë debutim të tyre në Ligën e Kampionëve.

Nga grupi C, pas Barcelonës është skuadra e Kopenhagenit ajo që do të vazhdojë më tej në Ligën e Kampioneve. Danezët kanë mposhtur 3-1 Panathinaikosin duke fundosur grekët në fundin e klasifikimit dhe duke marrë vendin e dytë në grup.

Ndërkohë Rubin Kazan është mundur 2-0 në  Kamp Nou nga Barcelona, një humbje që nuk i prish punë për të vazhduar në Europa League.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA