Champions, ndeshjet e fundit në grupe

08/12/2010 13:00

Ndeshjet e mbrëmjes së sotme mbyllin fazën e grupeve të ndeshjeve të Champions League dhe konfirmojnë 32 skuadrat që kalojnë më tej për në 16-she të kësaj veprimtarie dhe për në kupën Europa League.

Në Grupin E Bajerni i Mynihut do të përballet me Bazelin, për të siguruar vendin e parë qoftë edhe me një barazim, ndërkohë që Roma e vendit të dytë do të luajë me vendin e fundit të grupit, Kluzhin, i cili është në kuotën e 3 pikëve. Bazeli shpresën e vetme për të kaluar më tej në Champions do ta ketë në rast fitoreje me Bajernin dhe humbjeje të Romës.

Në grupin F gjithçka është vendosur në ndeshjet e shkuara. Fitorja e Marsejës 3-0 me Spartakun e Moskës i ngjiti ata 3 pikë prapa Celsit duke siguruar vendin e dytë, ndërsa Blutë e Londrës që do të luajnë sot përballë francezëve u kualifikuan pas fitores 2-1 me Zhilinën. Sllovakët shpresojnë sot për pikën e parë në këtë fazë grupesh kur do të luajnë përballë Spartakut të Moskës që ka siguruar kualifikimin për në Europa League.

Në grupin G Reali i Madridit dhe Milani kanë siguruar vendin e parë dhe të dytë, duke lënë në garë Ajaksin dhe Okserin për vendin e tretë. Nëse Ajaksi mundet sot me Milanin dhe Oskeri barazon me Realin, kualifikohet ekipi francez pasi ka golavarash më të mirë.

Në grupin H ende është e hapur lufta për kualifikim. Shakhtarit i mjafton vetëm një pikë për të siguruar kualifikimin për herë të parë në histori, pasi ndodhet aktualisht në krye të këtij grupi, ndërkohë që Arsenali siguron vendin e dytë në rast fitoreje me Partizanin e Beogradit, e vetmja skuadër në këtë grup me 0 pikë. Ndërkohë që Arsenali me Bragën janë me nga 9 pikë e gjithçka për kualifikimin e tyre vendoset pas vërshëllimës përfundimtare të gjyqtarëve në këto dy takime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA