Witherspoon: Pattinson si Di Caprio

07/12/2010 21:20

Aktorja Reese Witherspoon po punon me Robert Pattinson për filmin “Water for Elephants” dhe është bërë menjëherë fanse e tij.

“Pattinson është shumë tërheqës. Mund të krahasohet me Leonardo di Caprio kur luajti ‘Titanic’. Në atë kohë të gjithë e donin atë dhe sot është po ai entuziazëm rreth Robert”, u shpreh aktorja 34-vjeçare.

Më tej, Witherspoon tregon: “Femrat mbanin radhë deri në pesë të mëngjesit vetëm për ta parë nga afër në sheshxhirim. E pabesueshme!”

Top Channel