Tiranë, ndërprerje energjie në disa zona

07/12/2010 11:00

Mungesë të energjisë elektrike ka patur sot në disa zona të kryeqytetit për shkak të një avarie në linjat e tensionit të mesëm 20 kilovolt.

Orë kufizimesh energjie ka patur në rrugën e Elbasanit, zonën rreth Piramidës, lagjen “Ali Demi”, si dhe në një zonë të ish-Bllokut.

Kompania CEZ njoftoi se po punohet për zgjidhjen e këtij problemi.

Top Channel