Cameron Diaz: Nuk dua t’ia di për moshën

07/12/2010 15:30

Cameron Diaz, 38 vjeçe dhe me ndonjë rrudhë të vogël, nuk shqetësohet aspak për moshën.

Aktorja ka qenë sot në Romë për të prezantuar “The Green Hornet”, filmi në 3D i Michel Gondry.

“Nuk jam aspak e shqetësuar për moshën, është diçka mbi të cilën gjithnjë bëj shaka. Madje mendoj se dikush duhet të gënjejë kur e pyesin që më pas t’i thonë se mbahet mirë”, deklaroi Diaz.

Top Channel