Rama: Vendi, jo mocal

06/12/2010 15:40

Kreu i Partise Socialiste Edi Rama ka qenë në zonat e përmbytura në qytetin e Durrësit nga ku e vuri theksin tek ajo qe e quajti papërgjegjshmëri që lejon përsëritjen e këtij fenomeni në mënyrë të vazhdueshme në të gjithë Shqiperinë. (UPDATE)

“Këtu Shqipëria është kthyer në mocal. Me mijëra në shtëpi në Shkodër, Vlorë, Fier, Durrës po përmbyten. Kjo gjendje nuk duhet të vazhdojë kështu dhe shteti duhet ta zgjidhë një orë e më parë”, tha Rama.
 
Zoti Rama perseriti se buxheti i vitit 2011 duhet te ndryshoje per t’ ju pershtatur kesaj situate te rende te krijuar si dhe duhet te parashikoje sipas tij nje operacion radikal per te ndalur mocalizimin e vendit.

“Duhet të ndryshojmë 100 përqind buxhetin e shtetit për vitin 2011, me qëllim që paratë të futen në punë për të mbrojtur vendin nga shkatërrimi. Uji në Shqipëri është fatkeqësi, kur duhet të ishte pasuri”, tha Rama.

Banoret e zonave te permbytura ne Durres cilesuan si problem te madh te kesaj zone faktin se strukturat perkatese shteterore nuk kane marre asnje investim per te permiresuar rrjetin e kanalizimeve.

Nderkohe ne kryeqytet te gjithe deputetet e Partise Socialiste nuk kane marre pjese ne asnje nga komisionet kuvendore qe jane zhvilluar ne kryesine e kuvendit, pasi sic konfirmohet nga selia roze ata jane shperndare ne zonat e tyre per shkak te situates se veshtire te krijuar.

Top Channel