Në shitje shtëpia e “Kumbarit”

06/12/2010 11:10

Shtëpia e familjes Corleone në filmin “Kumbari”, në lagjen Staten Island, në New York, ka dalë në shitje për 2.9 milionë dollarë, sipas ‘The New York Post’.

Shtëpia ka qenë banesa e familjes mafioze Corleone gjatë 18 muajve që ka zgjatur xhirimi i filmit “Kumbari” dhe në të gjenden autografë të aktorit Marlon Brando, i cili ka interpretuar në këtë film rolin e Vito Corleone.

Rezidenca, e ndërtuar në vitet ’30 të shekullit të kaluar, ka tetë dhoma, tre banjo, një bar, një pishinë dhe një garazh.

Top Channel