John Malkovich: Nuk marr vesh nga kinemaja

06/12/2010 13:30

Aktori, producenti dhe regjisori amerikan, John Malkovich, i cili ka marrë pjesë në rreth 70 filma gjatë karrierës së tij, deklaron se nuk merr vesh nga kinemaja.

“Nuk jam kineast, nuk marr vesh shumë nga kinemaja. Gjatë një viti shoh 5-10 filma, jo më shumë. Gjithmonë jam i zënë me punë dhe nuk kam kohë të shoh punën e të tjerëve”, u shpreh Malkovich.

Gjithashtu zbuloi se nuk shikon filmat në të cilat ka qenë protagonist, pasi kanë përfunduar dhe theksoi se kurrë në jetën e tij nuk ka pasur një idhull dhe nuk ka dashur të imitojë asnjë aktor.

Top Channel