Pas 48 ditësh në shesh, organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetar
Përmbytjet në Shkodër nuk do të ishin të këtyre përmasave, nëse gjatë muajve të verës do të ishin kryer studime dhe investime.
Aktualisht në vend, raportohet për sasinë e prurjeve, por jo të reshjeve çka e bën të vështirë marrjen e masave paraprake nga specialistët për parandalimin e katastrofave të tilla.
Inxhinier dhe profesorë të njohur, theksojnë se në këto ditë të vështira për shumë qytetarë në Shkodër, por edhe në shumë zona të tjera të vendit, vëmendja e Shtabit të Emergjencave duhet të fokusohet në ruajtjen e nivelit të argjinaturave, në disiplinimin e prurjeve të lumenjve dhe të përrenjve malorë.
Profesor Përparim Hoxha tha se ruajtja e argjinaturës së Torovicës, është thelbësore pasi çarja e saj do të shkaktonte një tjetër katastrofë.
“Përmasat e do të ishin më të vogla nëse do të ishin marrë të gjitha ato masa, që të ruheshin sistemi i kanaleve të larta, të funksiononte sistemi i kanaleve kullues, sistemi i hidrovoreve dhe argjinaturat mos përmbyteshin. Nuk është zbatuar për mua një strategji e plotë që ta zgjidhi përfundimisht sistemin e ujitjes, kullimit e të ruajtjes së kësaj zone nga përmbytjet”, deklaron profesor Përparim Hoxha, dekan në Fakultetin Gjeologji-Minierë.
“Kapaciteti ujëheqës i Bunës në dalje të Baçallëkut është shumë i vogël, rreth 1 mijë 200 metra kub në sekondë dhe kur jane 1400 del në fushë në dy anët e lumit, në krahun e Obotit dhe të Dajçit. Problemi nis që tek fillimi i Bunës”, shprehet inxhinier Dhimitër Vogli.
Ata theksojnë se është domosdoshmëri ngritja e një grupi specialistësh që të identifikikojnë problemet në terren, të kryejnë studime e me pas të merren të gjitha masat e duhura finaciare për implementimin e tyre.
Top Channel