Spanjë, penalizim për kontrollorët “rebelë”

05/12/2010 17:50

Në kohën kur situata në aeroportet e Spanjës po shkon drejt normalizimit, enti shtetëror i terminale vendase, AENA ka nisur proçedurat disiplinore ndaj 442 kontrollorëve që bojkotuan punën për më shumë se 40 orë.

Autoritetet njoftojnë se deri në mesditën e së dielës në vend kishin kryer fluturime normalisht mbi 1100 fluturime, ndërkohë që në mëngjes ishin paraqitur në vendet e punës 97 përqind e trupës së kontrollorëve.

Të premten një grevë e papritur e kontrollorëve që kundërshtonin shitjen e aksioneve shtetërore të AENA-s paralizoi Spanjën duke detyruar qeverinë Zapatero të kërkonte ndërhyrjen e ushtrisë për manaxhimin e situatës.

Top Channel