Wikileaks, Britania “paranojë” për SHBA

04/12/2010 10:45

Dokumentat e reja të publikuara nga faqja Wikileaks nxjerrin në dritë atë që përshkruhet si “paranoja” e Mbretërisë së Bashkuar për atë që ajo e quan marrëdhënia speciale me Shtetet e Bashkuara.

Në një mesazh, një diplomat i hershëm amerikan flet për “një spekulim të tepruar” nga Britania e Madhe pas zgjedhjes së Barack Obama president të Amerikës.

“Ky mbi-lexim do të ishte argëtues nëse ne nuk do të ishim kaq gërryes”, ka thënë diplomati i cituar nga gazeta “The Guardian”.

Mesazhi tregon me detaje përpjekjet e liderëve konservatorë, që janë aktualisht në qeveri, për të forcuar kredencialet e tyre pro-amerikane.

Mes dokumentave të publikuara është edhe një mesazh i shkruar nga numri dy i misionit amerikan në vitin 2008, Richard Le Baron, i cili përshkruan një takim me William Hague, atëherë një drejtues i konservatorëve, ndërsa sot sekretar i Jashtëm.

“Kur e pyeta në takim nëse marrëdhëniet tona ishin ende speciale, zoti Hague është përgjigjur: Ne duam një regjim pro-amerikan. Ne kemi nevojë për të dhe po ashtu edhe bota”, thuhet në mesazhin e diplomatit.

Top Channel