Mbreti saudit operohet për herë të dytë

04/12/2010 09:50

Mbreti i Arabisë Saudite, Abdullah, i është nënshtruar një operacioni të dytë në Shtetet e Bashkuara, i cili ka përfunduar me sukses.

Ditën e premte oborri mbretëror njoftoi se monarku do t’i nënshtrohej një operacioni për të riparuar një problem vertebral në shpinë.

Oborri ka bërë të ditur gjithashtu se tani mbreti do t’i nënshtrohet fazës së dytë të fizioterapisë, por nuk ka saktësuar nëse ai do të kthehet në Arabi.

86-vjecari Abdullah mbërriti në Nju Jork më 22 nëntor për të kërkuar trajtim mjekësor për një disk hernie, i komplikuar nga akulmulimi i gjakut në shpinë.

Top Channel