Londër, Assange drejt dorëzimit

04/12/2010 13:25

Avokatët e Julian Assange po negociojnë me Scotland Yard dorëzimin e themeluesit të Wikileaks, që mund të shtyhet për javën e ardhshme.

Lajmin e bën të ditur një e përditshme britanike, e cila citon burime pranë policisë londineze, që të enjten mbrëma mori nga autoritetet suedeze kërkesat shtesë të udhërarrestit ndaj Assange, që akuzohet për vepra penale me sfond seksual.

Prokuroria suedeze i ka kaluar policisë britanike një mandat me akuzën e dhunimit, dy për ngacmime seksuale dhe një për imponim me anë të kërcënimeve.

Disa herë Assange i ka hedhur poshtë këto akuza, duke i cilësuar si një skenar të administratës së Shteteve të Bashkuara.

Top Channel