Kinë, shpërthim, gjashtë të vdekur

04/12/2010 21:55

Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 34 të tjerë janë plagosur për shkak të një shpërthimi në një internet-kafe në Kaili, një lokalitet në juglindje të Kinës.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit që ka thyer edhe xhamat e ndërtesave përreth.

Policia është duke hetuar për autorët e ngjarjes.

Top Channel