Haiti, kolera rrezikon 650 mijë persona

04/12/2010 11:10

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se epidemia e kolerës në Haiti mund të prekë shumë më tepër njerëz nga sa mendohej.

Sekretari i përgjithshëm Ban Ki Moon ka deklaruar se autoritetet shëndetësore kanë vlerësuar së fundmi se 650 mijë persona mund të infektohen në 6 muajt e ardhshëm.

Ki Moon ka thënë gjithashtu se OKB dyshon se numri i të vdekurve nga epidemia mund të jetë dyfishi i shifrës zyrtare, që është 1800.

Sekretari i përgjithshëm ka bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare, pasi sipas tij Haiti ka një nevojë urgjente për personel mjekësor.

Ndërkohë, organizatat Pan-American dhe OBSH vlerësojnë se duhen të paktën 350 doktorë shtesë që të ndihmojnë stafin mjekësor prej 300 personash që është aktualisht i angazhuar.

Top Channel