Wikileaks rikthehet online

03/12/2010 13:45

Faqja e Wikileaks është kthyer sërish online, këtë herë më një domain zviceran, wikileaks.ch.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në rrjetin social Twitter, në të cilin thuhet: “Wikileaks spostohet në Zvicër me adresën http://wikileaks.ch/”.

Po përmes Twitter-it, Wikileaks ka akuzuar Shtetet e bashkuara për zhdukjen e saj të përkohshme nga interneti.

“Domain-i Wikileaks.org është vrarë nga Shtetet e Bashkuara”, thuhej në Twitter pak momente pas errësimit të faqes së Julian Assange.

Kompania që i siguronte shërbimin e domain-it, EveryDNS.net deklaroi se e kishte përfunduar shërbimin për shkak se Wikileaks.org ndodhej nën një sulm masiv të piratëve informatikë.

Ajo tha se sulmet kishin kërcënuar infrastrukturën e saj, duke vënë në rrezik aksesin tek mijëra faqe të tjera interneti.

Top Channel