Reese Witherspoon në “Walk of Fame”

03/12/2010 15:20

Aktorja Reese Witherspoon fitoi të mërkurën yllin e saj në Bulevardin e Yjeve në Hollywood (Walk of Fame).

Witherspoon ishte e shoqëruar nga dy fëmijët e saj, Ava, 11 vjeç dhe Deacon, 6 vjeç, në ceremoninë që u zhvillua në Los Angeles.

Edhe i fejuari i saj, menaxheri Jim Toth, ishte i pranishëm për të parë dhënien e çmimit.

Ky është ylli numër 2.245 në këtë bulevard të famshëm.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel