Operacion i suksesshëm për Aretha Franklin

03/12/2010 11:30

Operacioni delikat të cilit iu nënshtrua mbretëresha e muzikës soul Aretha Franklin ka dalë plotësisht me sukses.

Në një komunikatë të shpërndarë nga spitali, vetë Franklin ka falenderuar mjekët dhe infermierët për përkushtimin dhe të gjithë fansat për lutjet për të.

Këngëtarja 68-vjecare ka anuluar të gjitha koncertet deri në fund të majit 2011 për probleme shëndetësore. Edhe më herët Aretha ishte shtruar në spital, ndërsa tani ajo ka vendosur që të marrë pushim të gjatë.

Top Channel