Rihanna: Nuk flas më për Chris Brown

01/12/2010 10:00

Rihanna ndihet e bezdisur nga pyetjet e shumta në lidhje me incidentet që ka pasur me ish të dashurin e saj, këngëtarin Chris Brown.

Këngëtarja thotë se kjo temë e trishton sa herë që diskutohet.

“Njerëzit nuk reshtin së pyeturi për këtë histori! Është me të vërtetë bezdisëse! Asnjeri nuk do donte të jetonte atë që kam kaluar unë dhe nuk dua ta kujtoj më. Por, disa njerëz nuk e respektojnë këtë gjë”, u shpreh Rihanna.

Top Channel