Courtney Cox, frikë nga plakja

01/12/2010 13:20

Aktorja 46-vjeçare, Courtney Cox, është shprehur se ka ditë në të cilat paraqitja e saj i ul moralin.

“Është e vështirë të pranosh se nuk je më e re. Të shohësh se nuk i tërheq më njerëzit si më parë është pak e trishtueshme”, shprehet protagonistja e serialit të famshëm ‘Friends’.

“Ka ditë në të cilat ngrihem nga shtrati, shihem në pasqyrë dhe më duket vetja shumë keq dhe stresohem. Por, ka edhe ditë që ndihem shumë mirë me veten dhe e lumtur”, shton Cox.

Top Channel