Vrasja e taksistit, arrestohen 3 minorenë

30/11/2010 11:05

Zgjerohet harta e dyshimeve për autorët e vrasjes së taksistit Fredi Talelli në Korcë. Policia e Lezhes ka bërë shoqërimin e tre minorenëve, dy nga fshati Ishull Lezhë i Lezhës dhe njëri nga qyteti i Lacit.

Të shoqëruarit i përkasin datëlindjes së vitit 1994. Shoqërimi i tyre është bërë pasi nga kryerja e hetimeve dyshohen të kenë lidhje apo dijeni mbi vrasjen e taksistit Fredi Talelli.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e minorenit nga Laci është gjetur një automatik model “56” dhe një krehër me fishekë që dyshohet se është arma e vrasjes së taksistit.

Gjithashtu, në një kanal kullimi në fshatin Ishull Lezhë është gjetur një targë automjeti “DV 203 A”, që i përket automjetit taksi të Talellit.

Edhe vrasësi i arrestuar nga policia është një adoleshent. Ndërsa bashkëpunëtoret e tij janë dy 21 vjecarë.

Top Channel