Kavajë, automjeti përplas për vdekje 2 gra

17/11/2010 22:25

Dy gra kanë humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik që ndodhi brenda unazës së qytetit të Kavajës, ndërsa mjeti është larguar nga vendi i ngjarjes.

Burime të policisë rrugore konfirmuan emrat e dy viktimave, të cilat janë Valentina Larushi 41 vjeçe dhe Hasa Xhani 64 vjeçe, të dyja nga Kavaja.

Dy gratë po ecnin në këmbë përgjatë aksit Kavajë-Rrogozhinë kur u goditën nga një automjet që më pas u largua duke përfituar edhe nga errësira, ndërsa nuk u dha as ndihmën e parë dy të dëmtuarave.

Policia ka nisur hetimet e para dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të krimit.

Top Channel