KLD, konferenca miraton 5 kandidatura

15/11/2010 21:55

Konferenca gjyqësore ka votuar sot katër kandidatë nga Gjykata e shkallës së parë për anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Sipas informacioneve të fundit, ata janë gjyqtarët Ilir Mustafaraj, Dritan Hallunaj, Dritan Ahmetaj dhe Flamur Kapllani.

Ndërkohë, me 170 vota pro është miratuar edhe kandidatura e Besnik Ymeraj, që vinte nga radhët e Gjykatës së Lartë.

Ndërkohë, në ditët e ardhshme KLD do të verifikojë mandatet e të zgjedhurve sot në konferencën gjyqësore.

Top Channel