Meta: Shkarkime nga hidrocentralet

11/11/2010 12:40

Reshjet e ditëve të fundit kanë detyruar Korporatën Energjetike të rinisë shkarkimet nga portat e hidrocentraleve, këtë herë me intensitet më të lartë se sa disa ditë më parë. (UPDATE)

“Për shkak të intensitetit të jashtëzakonshëm të prurjeve anësore që mbrëmë kanë arritur deri në 2500 metër kub në sekondë jemi detyruar të bëjmë shkarkime, të cilat janë aktualisht 1360 metër kub në sekondë në Koman dhe 2400 në Vaun e Dejës”, tha Meta.

Por kreu i Energjetikës tha se situata është nën kontroll pasi niveli i Fierzës ka rezerva të mjaftueshme sigurie.

“Kjo situatë është tërësisht nën kontroll për arsye se kuota në nivelin e Fierzës është ruajtur në nivele tepër optimale, praj jemi 13 metra larg pikës së lejuar. Niveli po rritet me dy tre”, tha Meta.

Fierza që prej ditës së djeshme nuk punon për t’i lënë hapesirë shfrytëzimit me kapacitete të plota dy hidrocentraleve të mëposhtëm të kaskadës Komanit dhe Vaut të Dejës, të cilët ndodhen në nivelet maksimale. Por zoti Meta tha se nuk ka gjasa të përsëritet një tjetër përmbytje masive si ajo e fillimit të vitit, pasi niveli i Fierzëz lejon përballim e prurjeve edhe më të mëdha. Sipas tij, shkarkimet prej Vaut të Dejës bëhen për shkak të prurjeve të larta anësore, të cilat sipas kreut të Energjetikës nuk ka gjasa të vazhojnë me këto ritme edhe për shumë kohë dhe kanë filluar sakaq të ulen.   

Top Channel