PS, më 12 nëntor Asambleja Kombëtare

04/11/2010 19:00

Partia Socialiste do të mbledhë më 12 nëntor Asamblenë Kombëtare për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në gjirin e saj.

Lajmin e ka bërë të ditur deputetja e PS, Mimi Kodheli, në një deklaratë në përfundim të mbledhjes së kryesisë së partisë.

“Më 12 nëntor do të thirret Asambleja Kombëtare, në të cilën do të diskutohet problematika politike. Do të jetë një zhvillim shumë i rëndësishëm për PS”, ka deklaruar Kodheli.

Ndërsa lidhur me mbledhjen e sapopërfunduar, deputetja ka saktësuar se në të është diskutuar lidhur me strukturat e PS në Berat.

“Funksionimi i strukturave të Beratit është tepër shqetësues. Problematikën e tyre e përcolli deputeti Erjon Brace”, ka shtuar Kodheli.

Top Channel