
Blerja e eurobondit , një borxh prej 300 milion dollarë ishte varka e shpëtimit për qeverinë shqiptare, e cila erdhi si zgjidhje vetëm gjatë vitit 2010, kur borxhi publik kishte arritur në kufijtë ekstrem dhe kur në vitin 2012, pagesat për shlyerjen e kredisë për rrugën Durrës-Kukës dhe interesave e borxheve të tjera do shkonin 1 miliard dollarë ose mbi 25 për qind e të ardhurave të buxhetit.
Ish-ministri socialist i Financave Arben Malaj thote se hyrja në tregjet ndërkombëtare të borxhit nuk e ul rrezikun e krizave në buxhet, nëse qeveria do vazhdojë politikën e borxheve të larta.
“Eurobondi nuk eshte nje instrument qe ka aftësi cudiberese. Vende te tilla qe ne shohim ne krize ekonomik, e disa prej tyre ka vite qe e perdorin eurobondin dhe kostoja eshte vendosur ne baze te zhvillimeve ekonomike”, tha Malaj.
Megjithate Drejtori i Menaxhimit të Borxhit Xhentil Demiraj e vlerëson eurobondin me interes 7.5 për qind, një sukses historik për ekonominë shqiptare, jo vetëm për koston, sipas tij të ulët. Por ish-ministri socialist i Financave Arben Malaj nuk eshte dakort.
“Eshte nje instrument 5-vjecar me nje norme 7. 5 vit. Duhet pergjegjeshmeri ndaj qeverise se tanishme dhe te ardhme per te marre reforma te duhura per te mos bere eksperimente apo programe ekonomike irracionale ne te ardhmen”, tha Demiraj.
Por ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj nuk eshte dakort.
“Interesi 7.5 për qind në euro është i lartë per ekonomine shqiptare, nese shuma e borxhit do te financohet me kete instrument dhe me keto interes shume shpejt normat e financave publike do te ishin nen presion”, u shpreh Malaj.
Qeveria është zotuar se do ta ulë borxhin, por ekspertët druhen se vitin e ardhshëm shpenzimet e buxhetit mund të rriten sërish për shkak të zgjedhjeve lolale.
Top Channel