PS vë në shenjestër Vasilin

29/10/2010 20:20

Partia Socialiste i rikthehet denoncimeve duke shenjestruar këtë radhë ministrin e Shëndetësisë, Petrit Vasili.

Deputeti Eduart Shalsi ka kërkuar informacion nga ministri për listat e barnave të rimbursueshme dhe atyre spitalore, ndërsa ka nënvizuar gjendjen e mjerueshme të spitaleve.

“Cila ka qenë dhe është gjendja e furnizmit me ilaçe të spitaleve. Pse u vonua shpallja e listave të rimbursueshme dhe spitalore. Pse janë shtyrë nga marsi në shtator zhvillimi i tenderave për furnizmin me ilaçe? Kush ju nxit kur hartoni politikat shëndetësore, interesi publik apo ai privat? Këto pyetje ja drejtojmë qeverisë dhe ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili”, është shprehur Shalsi.

Top Channel