Financat: Shkarkimi, para intervistës

27/10/2010 19:30

Përmes një deklarate për shtyp, Ministria e Financave njofton se largimi nga detyra e zotit Hekuran Vladi nuk ka lidhje me daljen e tij në një intervistë televizive.

Ministria e Financave sqaron se, urdhëri për lirimin nga detyra të zotit Hekuran Vladi është bërë me një shkresë që mban numërin 12910/1 të datës 22 tetor 2010, ndërkohë që intervista e tij është e dy ditëve më vonë.

Nga ana tjetër, ish-kryeadministratori është njoftuar edhe gojarisht për lëvizjen e tij nga detyra dhe kalimi në një funksion tjetër dy javë më parë.

Sipas Ministrisë së Financave, vendimi është marrë për të përimrësuar punën e kësaj agjencie.

Top Channel