Mes rrënojave të Ali Pashait

25/10/2010 19:55

Shkatërrimi i monumenteve të kulturës është kthyer për fat të keq në një fenomen mëse normal në Shqipëri. Historia shkatërrohet, përdhoset, keqpërdoret e megjithatë askush nuk kujtohet të reagojë përballë këtij fenomeni që rrezikon të fshijë pjesë të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar.

Një fenomen që ka shtrirë rrënjët kudo pa kursyer askënd pavarësisht vlerës apo rëndeëisë historike.

Kur shkruante për shtëpinë e Ali Pashë Tepelenës, Lord Bajroni i përshkruante shqiptarët si trima, të ndershëm e besnike, të veshur me fustanellë e jelek të qendisur në ar, me xhamadanin e zi e koburen me argjend punuar në brez. Ndërtimë të mëdha, shatrivane, ushtarë, skllevër, e daulle, gjithçka në oborrin e pashit të madh Bajroni do ta cilësonte si madhështore.

Sot dy shekuj me pas ne sarajet e Ali Pashes qe nisin nga Beçishti i Tepelenes nuk ka asnje gjurme nga e shkuara, perkundrazi te duhet te qendrosh gjate nje cope here ne qender te fshatit per te gjetur dike qe te te shoqeroje.

“Banor per shqiptaret ai ka punuar, ka punuar, ja ku i ke te tera, qe ketu e ne Libohove pervecse ne Greqi”, thotë Zija Shehu.

70 vjeç shkuar, Zijai na prin per tek shtepia ku lindi Ali Pashai, e nga e cila tashme ka mbetur pak ose thuajse asgje. Guret e saj vazhdojne te shkulen pa kurrefare meshire per te ndertuar gardhe a kasolle bagetish.

“Ça t’i besh te keqes, kush e do te keqen, duam ne te prishen kalate, kalate te zbukurohen, te mirembahen, jane shekullore”, shprehet Shehu.

Ai na rendit edhe premtimet e shumta qe u jane bere banoreve per ngritjen e nje muzeu, por vec fjaleve asgje tjeter nuk ka kaluar ketejmi.

Nga Becishti i pashait, hidhemi ne krahun tjeter ne Tepelene duke kaluar permes ures se ngritur ne kohen e Aliut.

Nga Beçishti, zhgenjimi behet shume here me i madh teksa ne kalane e Tepelenes perballesh me nje masaker ndertimesh pa leje, gardhesh, lokalesh, e plerash qe ta bejne te pamundur qendrimin per me shume se disa minuta.

E pamundur te vizitosh nga prane shumicen e mureve te cilat tashme te uzurpuara jane kthyer ne bace fruta perimesh. Ketu gjurmet e kalase se Ali Pashait behen thuajse te paidentifikueshme.

Vende-vende muret e kalase diku te mbytura nga lageshtira e diku te cara nga heqja e gureve duket sikur do te rrezohen nga casti ne cast diku i dhene fund ne kete menyre vershimit te pushtuesve te rinj.

Nga Tepelena e plagosur, rrugetimi na shpie disa kilometra me tej ne zonen e Lunxherise ku shtrihet kalaja 200 vjecare e Shen Triadhes, e ngritur nga Ali Pashai rreth viteve 1809-1810. Sot kane mbetur vetem gjurme te rrenojave. Pjesa tjeter eshte rrezuar per shkak te demtimeve, grabitjeve te vazhdueshme dhe erozionit te tokes.

U bene vite tashme qe per kete kala me statusin e monumentit te kultures qe prej vitit 63 nuk kujtohet me askush. Perveç abuzuesve qe vijne, gerrmojne, shkulin, marrin e ikin.

Ne krahe te kalase ndodhet edhe kisha e Shen Triadhes nga e cila ka marre edhe emrin. Por teksa kjo e fundit po rikonstruktohet me fondet e kishes orthodokse, kalaja e Ali Pashait po zhduket me shpejtesi e duket se tashme i ka ditet e numeruara.

Me kete realitet te zymte udhetojme per Libohove, drejt kalase se famshme qe Ali Pashai ja beri dhurate motres se tij Shanishase ne shekullin e 18.

“Tani s’ka, vetëm bagetitë dhe gomerët rrinë brenda”, thotë një banor.

“Duhet mirembajtur me mire, biles edhe te ngriheshin akoma se bedenat kane qene me te larta”, shprehet një tjetër banor.

Pavaresisht paralajmerimeve te banoreve ngjitemi rruges per ne kala. Aventura nis qe me gjetjen e deres kryesore, te cilen mund ta zbulosh vetem pas shume rrotullimesh, pasi ajo qendron e fshehur ne rrethimin e nje privati. Brenda mureve imazhi behet gati i pabesueshem, shume ndarje jane rrezuar dhe kalaja dikur hije rende eshte kthyer ne nje kullote per bagetine, ndersa tunelet e nendheshme ne stalla per to.

Pas Beçishtit, Tepelenes e Shen Triadhes komentet ketu behen thuajse te teperta.

“Kembana e alarmit ka rene prej kohesh, ne bejme detyren tone ne pozicionet tona, gjithmone duhet te jemi ne lufte kunder ketyre injoranteve me tere kuptimin e fjales, te kthesh monumente unikale te personaliteteve te kombit tend ne stalla bagetish eshte e tmerrshme, s’ka ku te veje me keq, te marresh guret e monumenteve te tilla per te ndertuar kopshte e kanale eshte e tmerrshme”, shprehet arkeologu Vladimir Qirjaqi.

Kjo eshte historia moderne e Ali Pashë Tepelenes, sundimtarit te fuqishem qe perballoi luftrat por qe duhet te gjynjezohet perballe harreses e neglizhences se strukturave perkatese. Nje realitet ky i gjithi shqiptar qe po shkaterron e perdhos cdo figure a monument historik. E me kete ritem nuk duhet te habitemi aspak neser kur te kthehemi ne nje komb pa histori, te cilen nuk na shuan dot pushtuesit, por po na shuan vetevetja.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA