Mungojnë ilacet e leucemisë

21/10/2010 17:10

Citostatikët janë shndërruar në makth për prinderit, të cilët kanë fëmijët me sëmundje të rënda të shtruar në Spitalin e Pediatrisë në Tiranë.

Në farmacinë e spitalit prej kohesh keto medikamente mungojne. Dy prej nënave që i kanë femijet te shtruar me leucemi ne spital kanë rendur, neper depot farmaceutike neper Tirane per te blere kete medikament, por nuk mund ta blejne edhe pse ai kushton 180 euro flakoni.

Ky medicament nuk shitet pasi ai eshte i destinuar vetem per sherbimin spitalor dhe duhet te terhiqen nga farmacia e spitalit.

Pas ankesave ne drejtorine e QSUT-së dhe ne Ministrine e Shendetesise, mesohet se eshte siguruar nje sasi medikamenti. Drejtues te QSUT-së sqarojne se kishin te benin me nje vonese, por tashme ky medikamentet gjendet ne farmacine e sitalit. Nderkohe shefja e sherbimit te pediatrise Anila Godo konfirmon se eshte siguruar nje sasi citostatikesh vetem prej 20 flakonesh, e mjaftueshme vetem per pak dite.

Top Channel