Benzema: Dua të luaj më shumë

21/10/2010 20:30

Benzema kërkon të luajë më shumë dhe këtë ia kërkon trajnerit Mourinho dhe Real Madridit.

“Janë momente të vështira për mua. Punoj shumë çdo ditë dhe mundohem të fitoj vendin e titullarit. Jam i fortë mendërisht”, shprehet Benzema.

“Por, nëse luaj vetëm 5 minutat e fundit ose gjysmë ore e kam të vështirë të tregoj vlerat e mia në fushë”, vazhdon francezi.

“Ka raste që luaj aq pak sa nuk prek as edhe një top”, përfundon sulmuesi.

Në rast se Real Madrid vendos ta largojë sulmuesin, Juventus, Inter dhe Milan janë të gatshme për ta blerë në janar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA