Lajme të bujshme nga PSG, Luis Enrique edhe për katër vite të tjera në krye të kampionëve të Europës
Pas humbjes së rëndë në derbin me Manchester United, për Manchester City erdhi një tjetër shuplakë akoma më e fortë, humbja në fushën e Bodo/Glimt në Ligën e Kampioneve, një disfatë kjo që i shtyu futbollistët e Manchester City të marrin vendimin që të rimbursojnë të 374 tifozët që shkuan deri në Norvegji për të ndjekur ndeshjen e skuadrës së tyre të zhvilluar në Arktik dhe e shenjuar nga i ftohti intensiv.
Sipas asaj që publikon ‘The Times’, ideja për rimbursimin e tifozëve u hodh nga grupi i kapitenëve të skuadrës i formuar nga Bernardo Silva dhe zv/kapitenët Ruben Dias, Rodri dhe Erling Haaland. Kostoja totale e transfertës së tifozëve ishte rreth 9357 Paund(rreth 10 700 euro), shumë që do të mbulohet e gjitha nga vetë futbllistët për të paguar për të paguar fluturimin dhe akomodimin në hotel.
Duke folur në emër të të gjithë skuadrës, grupi i kapitenëve të Manchester City shpjegoi motivin e këtij gjesti.
‘Tifozët janë gjithçka për ne. E dimë sa sakrifica bëjnë për të udhëtuar në të gjithë botën për të na mbështetur në shtëpi dhe transfertë dhe ne nuk e marrim asgjë për të mirëqenë-deklaruan 4 kapitenët e Manchester City-janë më të mirët në botë. E dimë që bënë një udhëtim të gjatë për të na mbështetur pavarësisht të ftohtit të akullt në atë që ishte një mbrëmje e vështirë për ne në fushë. Mbulimi i kostove të biletave të tifozëve që erdhën në Bodo është minimumi që mund të bëjmë’
Top Channel