Nga 750 mijë euro në 30 milionë, Como po çmend Europën, ja si ndërtoi skuadrën që po bën histori
Juventusi mund Benfican dhe Spalletti fiton duelin me Jose Mourinho. Në Allianz Stadium, Zonja e Vjetër iu imponua skuadrës portugeze duke e mundur me rezultatin 2-0 duke marrë këtë fitore që e ngjit në kuotën e 12 pikëve po aq sa edhe Interi.
Pjesa e parë ishte e komplikuar për bardhezinjtë, me dy pritje të Di Gregorios ndaj Sudakov. Në fillimin e pjesës së dytë, lëvizjet e Spallettit rezultuan vendimtare; largoi Miretti për të hedhur në fushë Conceiçao me Mckennie që u spostua në qendër. Në minutën e 55 erdhi edhe goli i avantazhit për Juventusin me Thuram që më një gjuajtje në hyrje të zonës i ndihmuar edhe nga një devijim mposhti portierin Trubin. Goli zhbllokoi përfundimisht Juventusin që në minutën e 64 gjeti edhe golin e dytë pikërisht me McKenin pas kombinimeve me David dhe rezultati shkoi 2-0. Benfica pati shansin më të mirë për të rihapur llogaritë me një penallti të fituar, por Pavlidis rrëshqiti dhe e gaboi gjuajtjen e tij nga pika e bardhë dhe rezultati mbeti 2-0 me Juventusin që tashmë e ka të siguruar matematikisht playoffin, por sheh që ka ende shpresa për Top-8
Atalanta çoi dëm një shans të artë për të parë veten në Top-8 dhe tani sheh t’i zbehet ëndrra e saj për t’u kualifikuar direkt. Skuadra bergamaske e Berat Gjimshitit që ishte titullar, u mund në shtëpi nga Athletic Bilbao me rezultatin 3-2 dhe mbetet me 13 pikë. Skuadra e Palladinos e nisi mjaft mirë ndeshjen teksa mori avantazhin në minutën e 16 me golin e Scamacca. Atalanta u duk se e kishte kontrollin e lojës në pjesën e parë, por pas pushimit të ndeshjes, skuadra e drejtuar nga Valverde reagoi dhe në minutën e 58 barazoi shifrat me Guruzetën, ndërsa në të 70 skuadra baske realizoi përmbysjen teksa mori kryesimin në rezultat me Serranon. Në minutën e 74, ishte Navarro që pas dy asisteve la gjurmën në këtë ndeshje teksa shënoi golin e tretë për Athletic Bilbao, ndërsa në minutën e 88, Atalanta shkurtoi diferencën me Krstovic në 2-3 por pa bërë dot asgjë më shumë. Bilbao fitoi sfidëen dhe ngjitet në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Atalantës tani i duhet të bëjë të pamundurën për kualifikimin direkt në 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve.
Top Channel