Zihet për të dashurën, plagoset 19-vjeçari

17/10/2010 08:45

Katër persona janë arrestuar nga policia, pasi kanë plagosur me pistoletë një 19-vjeçar. Bëhet fjalë për një konflikt të ndodhur dy ditë më parë në Vorë të Tiranës, kur dy grupe të rinjsh janë zënë mes tyre për një femër.

Sipas të dhënave policore të kryeqytetit, nga ky konflikt ka mbetur i plagosur Erdi Koni, 19 vjeç, i cili ka marrë plagë me plumb pistolete në kofshë.

Plumbi ka prekur arterie dhe gjendja e tij është tejet e rëndë, ndërkohë që vazhdon kurimin intensiv në Spitalin Ushtarak.

Ndërkaq, policia ka vënë në pranga katër autorët e ngjarjes. Sipas të dhënave, janë arrestuar Kristian Pjetri, Afrim Noçi, Gjergj Myftari dhe Mark Kola.

Nga policia mësohet se Pjetri është ai që ka qëlluar me pistoletë, ndërsa tre të tjerët kanë goditur shokët e 19-vjeçarit me mjete të forta.

Më tej, u sqarua se një prej dy rivalëve kishte qenë i lidhur me një vajzë, e cila pas ndarjes me të parin, është lidhur me tjetrin.

Kështu, ata kanë filluar të ofendojnë njëri-tjetrin në internet dhe më pas janë përplasur me armë, duke shkaktuar këtë ngjarje të rëndë.

Top Channel