Magar, burri më i shkurtër në Botë

16/10/2010 12:55

Khagendra Thapa Magar, adoleshentit nga Nepali iu akordua rekordi Guiness përsa i përket njeriut më të shkurtër në Botë, në të njëjtën javë në të cilën mbushi edhe 18 vjeç.

Ai është 67.08 cm i gjatë dhe peshon 6.5 kg.

Magar ndaloi së rrituri kur ishte vetëm 11 vjeç dhe familja e tij ka katër vjet që kërkon rekordin për “Njeriun më të Shkurtër ne Botë” me shpresën për të fituar para të cilat do ndihmonin në rritjen dhe arsimimin e tij.

Kërkesat e tyre të mëparshme nuk ishin marrë parasysh për shkak se i riu nga Nepali ishte shumë i vogël në moshë dhe ishin mundësitë e rritjes së tij të mëtejshme.

Magar, edhe pse tashmë është në moshë madhore vazhdon të shkojë në kopsht. I pëlqen të bëjë shaka, të kërcejë dhe të vizatojë ashtu siç bëjnë edhe shokët e tij.

Gjatësia e tij e ka bërë të famshëm në Nepal, vend me 28 milionë banorë. Kohët e fundit është emëruar ambasador për promovimin e turizmit të këtij vendi të varfër.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel