Rezevuari përmbyt Paskuqanin

14/10/2010 00:25

Në periferi të Tiranës, në komunën e Paskuqanit, banorët janë përballur gjatë pasdites dhe orëve të mbrëmjes së mërkurë,  me rrjedhje të vrullshme uji, të cilat ngjanin me përmbytje nga reshjet e shumta.

Mbrëmjen e së mërkurës u mësua se përmbytja e oborreve të disa shtëpive në Paskuqan ka ardhur nga shkarkimi i rezervuarit të ujit që ndodhet në veri të fshatit.

Sipas deputetit të zonës zotit Myqerem Tafaj, i cili ishte mes banorëve të irrituar nga kjo situatë, në rezervuar po kryeheshin punime për të forcuar infrastrukturën mbajtëse të digës dhe për këtë arsye ka qenë e domodoshme shkarkimi i një pjese të ujit të depozituar.

Por problemi ka ardhur si pasojë e dëmtimit të sistemit të kullimit të ujit dhe bllokimit të tubacioneve, në shumë vende edhe si pasojë e ndërtimeve nga vetë banorët e përmbytur. Per pasojë uji ka pushtuar mjediset e fshatit dhe ka përmbytur disa oborre dhe shtëpi.

Top Channel