Berisha: Opozita të bashkëpunojë

14/10/2010 11:45

Kryeministri Sali Berisha ftoi opozitën që të bashkëpunojë dhe të votojë bashkë me shumicën ligjin për Gjykatën Administrative si dhe reformën zgjedhore.

“Qeveria ju fton dhe është e gatshme për bashkëpunim. Dy javë më parë refuzuat në mënyrë kategorike kërkesën e SHBA-ve për Gjykatën Administrative. Kryetari Rama tha se e refuzoi se nuk mund të më jepte mua Gjykatën Administrative. Mendoni se SHBA i jep kryeministrit ndonjë gjykatë, për të cilën paguan para vetë?, tha Berisha.

Duke folur për procesin e liberalizimit të vizave, Berisha theksoi se tani është koha e historisë, ndaj ftoi opozitën të jetë pjesë e këtij procesi jetik.

“Ky është një proces që është i rëndësishëm për cdo qytetar shqiptar, pavarësisht bindjeve të tij”, tha Berisha.

Top Channel